Përse Taylor Swift e anashkaloi evenimentin e këtij viti të MTV VMAs?

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Taylor Swift zgjodhi të anashkalojë pjesëmarrjen në MTV VMAs mbrëmë pavarësisht nominimeve të saj të shumta.

Artistja ka qenë e nominuar në katër kategori përfshirë: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë në zhanrin pop”, “Regjia më e mirë” dhe “Regjia më e mirë artistike”.

Derisa vendndodhja e saktë e Swift nuk dihet, këngëtarja është parë së fundmi në Irlandën e Veriut, ku i dashuri i saj, Joe Alwyn, po xhiron filmin “Conversations with Friends”.

Edhe pse Swift dhe Alwyn nuk kanë bërë debutimin në një qilim të kuq së bashku, biondja e ka nderuar të dashurin në fjalimin e saj në “Grammys 2021”.

“Joe, i cili është personi i parë që e këndoj çdo këngë që e shkruaj dhe që kam kaluar kohën më të mirë me të në karantinë”, ka thënë ylli gjatë fjalimit të saj për “Albumin e Vitit”.

Ndërkohë, vitin që lamë pas u aludua për një martesë të Joe dhe Taylor, përkundër se nuk është bërë një konfirmim nga dyshja.

Të ngjashme