Përsëri ndryshime rreth serialit “Snowpiercer”

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Seriali i shumëpritur “Snowpiercer” është kthyer në TNT. T’ju rikujtojmë, që në fillim, zhvillimi i kësaj serie kishte hasur në vështirësi.

Fillimisht TNT në vitin 2015 njoftoi që po fillonte punën në adaptimin televiziv të serialit bazuar në filmin me po të njëjtin titull të Joon-ho Bong dhe stripin francez.

Pas problemeve fillestare (projekti u braktis nga prezantuesi origjinal dhe krijuesi i serisë Josh Friedman, dhe pas tij edhe nga regjisori i pilot episodit Scott Derrickson), ndryshimeve të mëdha të vetë ngjarjes, seria e ndryshoi rrjetin dhe kështu shkoi tek TBS (rrjetin simotër), i cili pothuajse menjëherë e siguroi edhe sezonin e dytë, shkruan KOHA Ditore.

Në fund të korrikut, TBS më në fund në Comic-Con e prezantoi trailerin e parë ndërsa tani është paralajmëruar se seriali megjithatë do të kthehet në TNT.

Image

“E patëm një mundësi unike për ta testuar dhe zbuluar më tej se ku mund ta kishte seriali suksesin më të madh. Edhe pse ngadalë po shtojmë drama në TBS, megjithatë pas shumë hulumtimesh dhe reflektimesh, vendosëm ta kthejmë Snowpiercer në TNT”, shpjegoi presidenti i përmbajtjes për HBO Max dhe presidenti i TNT-së, TBS-së dhe truTV Kevin Reilly.

Ngjarja e serisë është vendosur shtatë vjet pasi që bota bëhet një shkretëtirë e ngrirë dhe përqendrohet në civilizimin e mbetur të vendosur në një tren që lëviz vazhdimisht rreth Tokës. Yjet e serialit janë Jennifer Connelly, Daveed Diggs, Alison Wright, Mickey Sumner, Susan Park, Iddo Goldberg, Katie McGuinness, Lena Hall, Annalise Basso, Sam Otto, Roberto Urbina, Sheila Vand, dhe Jaylin Fletcher.

Seria Snowpiercer në TNT do të duhej të dalë në pranverën e vitit 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme