Personi me audiencën më të madhe në Instagram? S’janë motrat Kardashian

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 09:16 | Nga

Ndoshta juve ju duket sikur InstaStory ka shumë kohë që është lansuar, por ajo sapo ka mbushur 1 vjeç.

Me rastin e 1 vjetorit kjo platformë sociale ka publikuar disa të informacione mbi InstaStory-it më të shikuara pjesë së cilës ishin personazhet e botës së modës që kishin mbi 10 milionë ndjekës.

Ju sigurisht keni të drejtë të mendoni se ndër postimet më të shikuara do të jenë të motrave Kardashian/ Jenners, por e keni gabim.

Ajo që kryeson listën e 15 personave postimet e së cilëve janë parë në Instagram është modelja bukuroshe Emily Ratajkowski. Në vendin e dytë renditet Chiara Ferragni dhe në të tretin modelja e Victoria’s Secret model, Candice Swanepoel.

“Nuk ka strategji pas postimeve në Instagram Sotries. Unë ju këshillojë që kurrë të mos regjistroni një IG Story dy herë. Ajo duhet të jetë e ndershme, reale, duke u argëtuar dhe sigurisht edhe ndjekësit do të argëtohen me ty”, shprehet Chiara Ferragni.

Në listën e personave më të shikuar janë Hailey Baldwin, Cara Delevingne, Victoria Beckham, Gigi Hadid etj.

Lista e 15 personave postimet e të cilëve janë parë më shumë

1. Emily Ratajkowski

2. Chiara Ferragni

3. Candice Swanepoel

4. Hailey Baldëin

5. Cara Delevingne

6. Adriana Lima

7. Victoria Beckham

8. Miranda Kerr

9. Gigi Hadid

10. Dior

11. Dolce & Gabbana

12. Kendall Jenner

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme