Pesë milionë klikime në një javë me “Ma Cherie”, Butrint Imeri paralajmëron klipin e ri nga Tajlanda

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 12:27 | Nga

Këngëtari i njohur Butrint Imeri javën e kaluar prezantoi për fansat projektin e saj më të ri me titull “Ma Cherie”.

Kjo këngë është pritur mirë nga fansat, teksa këtë e tregojnë edhe shifrat e larta të klikimeve në kanalin YouTube.

Në vetëm një javë pas publikimit të saj, “Ma Cherie” numëron mbi pesë milionë klikime në YouTube.

I gëzuar për këtë fakt, këngëtari Imeri vendosi të ndajë me fansat një fotografi në Instagram nga Tajlanda, vend në të cilin është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Ai ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se ndjehet shumë i lumtur për suksesin e “Ma Cherie”, teksa ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë edhe një projekt të ri.

“Mëngjesi nuk ka si fillon më mirë se sa me e pa që #MaCherie tashmë ka kaluar mbi pesë milion shikime në vetëm një javë nga publikimi. Ju jam shumë mirënjohës dhe falënderues të gjithë juve dhe bashkëpunëtorëve për suksesin e ri qe kemi arritur”, ka shkruar Butrint Imeri në Instagram.

Xhirimet për klipin e këngës së re, Butrinti është duke i realizuar në Tajlandë, dhe klipi pritet të jetë i gatshëm për fansat në fillim të sezonit veror.

Ndërkohë, ai vazhdon të jetë një personazh shumë i përfolur në media dhe i ndjekur në masë të madhe nga fansat në rrjetet sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme