Petrit Halilaj merr çmimin që identifikon figurat qendrore të artit

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 10:19 | Nga

 Me arsyetimin se përvojat e jashtëzakonshme të jetës, me kujtime të ngjarjeve të rënda, ia mundësojnë artistit të trajtojë me ndjeshmëri të madhe rrëfimin e historisë e ngjarjeve, Petrit Halilaj, e ka shtuar në biografinë e tij edhe një çmim të rëndësishëm ndërkombëtar, shkruan sot Koha Ditore.

Artisti kosovar është vlerësuar nga juria e “Mario Merz”, një çmim i krijuar për të identifikuar e vlerësuar personalitete në fushën e artit vizual dhe atij muzikor. Halilaj, i cili kishte prezantuar Kosovën në pjesëmarrjen historike për herë të parë në Bienalen e Artit në Venecie – është përzgjedhur fitues i kategorisë së artit në edicionin e dytë “Mario Merz Prize” – i vetmi çmim ndërkombëtar për art dhe muzikë. Ai është përzgjedhur fitues nga juria dhe vota e publikut, nga lista e ngushtë me pesë artistë, përfshirë Francesco Arena, Gili Lavy, Shahryar Nashat e Suha Traboulsi. Në kategorinë e muzikës çmimin e ka marrë kompozitori amerikan Geoffrey Gordon.

“Mario Merz Prize”, organizohet çdo dy vjet nga “Fondazione Merz”.

Halilaj u lind në vitin 1986, në Kostërc të Skenderajt, dhe aktualisht punon në Berlin, Kosovë dhe Itali. Praktika artistike e tij – skulptura, instilacioni, vizatimi me stilolaps ose bojë shkrimi – është ndërtuar rreth biografisë së tij dhe kushteve të jetës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme