Pianisti për të cilin muzika është gjuha e përsosur

Prishtinë | 17 Shk 2019 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Tingujt e pianos ishin një ritual qysh në fëmijërinë e tij. Asokohe kishin nisur magjepsja dhe dëshira e tij për tastet bardh e zi, të cilat me tingujt e tyre e bënin të ndihej ndryshe.

“Nëna dhe gjyshja ime ishin pianiste amatore, shumë të zonjat, ato ishin mësueset e mia të para”, thotë pianisti çek, Ivo Kahánek (39). Ato ia kishin prezantuar një botë që ai shumë e donte prej çastit të parë kur u njoh me të, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Një botë e tërë me ngjyrime muzikore, që ishin motivi im i parë për të bërë hapin drejt tyre”, thotë Kahánek, i cili konsideron se nuk pati se si të vepronte ndryshe me udhërrëfyeset që kishte.

Në vitin 1993 ishte nxënës i shkollës fillore në Moravinë veriore. Si 15-vjeçar nisi studimet në Konservatorizmin e Pragës deri në moshën 20- vjeçare. Prej 1999-s, për gjashtë vjet studioi në Akademinë e Arteve dhe Performancës në Pragë. Dy vjet më vonë studimet për dramën dhe muzikën i ndoqi në Londër në shkollën e pavarur “Guildhall”.

Por për Kahánek mësimet që i ka marrë nëpër shkolla vazhdojnë gjatë gjithë jetës. Ato i plotëson me ushtrime të përditshme dhe udhëtime përreth botës për të bërë muzikë. Udhëtimi u bë pjesë e pandashme e jetës së tij profesionale.

“Për mua të udhëtoj është pjesa më interesante e profesionit tim. Çdo vend nëpër botë ka sharmin dhe atmosferën e vet”, thotë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme