Pippa Middleton konfirmon shtatzëninë

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 15:43 | Nga

Pippa Middleton ka konfirmuar lajmin se është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin James Matthews.

Motra e Dukeshës së Kembrixhit ka njoftuar në lidhje me shtatzëninë përmes një shkrimi në revistën Waitrose Weekend.

Middleton, 34 vjeçare, ka pohuar se mbajtja sekret e shtatzënisë ishte e vështirë. Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se ka kaluar me lehtësi tre muajt e parë të shtatzënisë, madje pa i ndjerë mundimet e mëngjesit.

Në këtë artikull të titulluar “Ushtrimet gjatë shtatzënisë” ajo ka dhënë disa këshilla për gratë shtatzënaë lidhje me rutinën e palestrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme