Pittit i refuzohet kërkesa për rishikimin e rastit të kujdestarisë së fëmijëve

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Lartë e Kalifornisë e ka refuzuar kërkesën e aktorit të njohur amerikan, Brad Pitt, për rishikimin e vendimit të gjykatës që e kishte dekualifikuar gjykatësin në betejën e gjatë të kujdestarisë me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie.

Ekipi ligjor i aktorit të “Once Upon a Time in Hollywood” ka paraqitur një kërkesë për ta ngritur një kundërshtim ndaj përjashtimit të fundit të gjykatësit privat, John Ouderkirk, nga rasti i çiftit, i cili në fakt e anuloi një vendim të mëparshëm që i dha yllit 57-vjeçar mundësi për të kaluar më shumë kohë me pesë fëmijët më të vegjël të ish-çiftit.

Ekipi i aktores Jolie kishte kërkuar që ta shkarkonte nga funksioni gjykatësin, i cili ishte punësuar në vitin 2016, ngase mendonte se ai mund të ishte i njëanshëm në vendime, pasi që nuk kishte arritur të zbardhte raste të vazhdueshme ose të reja, për të cilat ishte punësuar nga avokatët e Pittit rreth mbikëqyrjes. Tre gjykatësit që e mbikëqyrën seancën dëgjimore për këtë rast kanë rënë dakord që Ouderkirk “kishte dështuar për t’i bënte zbulimet e nevojshme” në lidhje me punën që po bënte në rastet e tjera. Dhe pasi gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën, avokati i Jolies, Robert Olson, e ka mirëpritur vendimin dhe ka thënë se klientja e tij është e kënaqur “që mirëqenia e fëmijëve të saj nuk do të udhëhiqet nga sjellje joetike”.

“Jolie është e përqendruar te familja dhe është e kënaqur që mirëqenia e fëmijëve të saj nuk do të udhëhiqet nga sjellje joetike. Siç është përforcuar nga gjykatat e apelit të Kalifornisë, gjyqësori ynë i jep përparësi etikës dhe interesave më të mira të fëmijëve dhe nuk do të tolerojë sjellje të pahijshme gjyqësore për të shpërblyer interesat e një pale. Jolie është e lumtur që familja tani ecën përpara në mënyrë bashkëpunuese”, ka bërë të ditur avokati.

Të ngjashme