A po bëhet baba Getoar Selimi?

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 10:11 | Nga

Getoar Selimit dhe bukuroshes nga Shqipëria Marina Vjollca po u funksionon mirë lidhja. Deri më tani asnjëherë nuk është folur për ndonjë thyerje të raportit mes tyre, pos që është thënë se Geti është xheloz, aq sa do ta heq Marinen nga emisioni sportiv që e drejton, shkruan “Kosovarja”.

Me apo pa xhelozi, ata po e qojnë lidhjen përpara dhe siç flitet, këtë verë edhe do të martohen.

Çifti këtë fillim verë kaluan disa ditë në Meksikë, ndërkaq tani gjenden në Miami, duke shijuar rrezet e diellit dhe plazhet e mrekullueshme.

Nga bregdeti, Geti e ka publikuar një foto “hot”, ku si rrallë ndonjëherë më parë shfaqet i zhveshur. E, poshtë kësaj foto ka reaguar menjëherë e dashura e tij, duke lënë ca shenja zjarri.

Marina është ndezur nga foto, e imagjinoni se çfarë bënë “live.

Dashuri e zjarrtë, apo?

Ndoshta gjatë këtij pushimi çifti edhe mund të nisin një bebe, e edhe Marina ti shkojë pas tradites së shumë nuseve të viteve të fundit që po martohen me barrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme