A po bëhet muzika shqiptare më e “zhveshura” në Ballkan!?(Video)

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 16:10 | Nga

Sot më nuk ka këngë pa videoklip, as për albume nuk ju shkon mendja këngëtarëve e mos të flasim për lansim të këngë vetëm audio.

Videoklipi ka mbetur një nga format e vetme të cilat po promovohen këngëtarët, ndërsa kënga nuk ka mbetur elementi më i rëndësishëm i një këngëtari, pasi paraqitja e tyre fizike po zë një vend më të rendesishëm, shkruan Magazina.

Në videoklipet e këngëtarëve shqiptar zhveshja është diçka e re, sigurisht se kjo mund të arsyetohet kur këngëtari sjell diçka artistike, por kjo nuk po ndodh tek ne, pasi videoklipet e këngëtarëve shqiptar janë bërë aq vullgare sa që vështirë të shikosh në prani të fëmijëve, ndërsa disa televizione nacionale i kanë bojkotuar me kohë.

Përveç paraqitjes as në tekstet e tyre nuk ka pothuajse asgjë artistike, pasi tekstet narcizoide i kanë zënë vend të atyre të dashurisë e mesazhit të mirëfilltë.

Në vazhdim Magazina.al, ju sjell disa videoklipe shqiptare dhe disa të tjera të këngëtarëve kryesisht bullgarë, rumunë e serbë dhe krahasoni vet se a janë këngëtarët shqiptar në nivel me ta apo ndoshta ja kanë kaluar…për nga zhveshja dhe vullgarizmi në paraqitje.

20

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme