“Po shkyçem nga rrjetet sociale për të ruajtur shëndetin tim mendor”, Rita Ora i bashkohet fushatës sensibilizuese “Digital Detox Day”

Prishtinë | 05 Sht 2020 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora dhe Jade Thirlwall janë bashkuar me një mori yjesh që zotohen të heqin dorë nga rrjetet sociale për fushatën e quajtur “Digital Detox Day”.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçare dhe këngëtarja e grupit Little Mix, 27 vjeçare, u zotuan të premten në Instagram se do të mbështesnin fushatën, e cila parasheh yjet e famshëm që të marrin pushim nga llogaritë e tyre në rrjetet sociale të shtunën për të rritur ndërgjegjësimin e shëndetit mendor, shkruan DailyMail.

Fushata është promovuar nga ylli i kanalit YouTube, Zoe Sugg dhe Rizzle Kicks në bashkëpunim me Lush dhe organizatën IAMWHOLE për të “ndihmuar njerëzit të krijojnë marrëdhënie më të shëndetshme me pajisjet e tyre”.

Yjet kanë treguar mbështetjen e tyre për fushatën duke paraqitur duart e tyre në një fotografi në rrjetet sociale, duke shfaqur një rreth të zi me fjalën “off” të shkruar brenda.

Rita Ora pozoi me një fytyrë të freskët, e veshur me një material leopardi dhe me flokët e saj bionde të lirshme, ndërsa ndau një klip të shkurtër dhe një fotografi në Instagramin e saj.

Në video ajo shtyn dorën drejt kamerës duke shtuar: “Unë jam e plotë”.

“Unë jam duke u fikur për shëndetin tim mendor me IAMWHOLEUK në Digital Detox Day”, shkroi Rita në Instagram.

Kjo vjen pasi Jade shpërndau një fotografi duke shkruar: “Nesër, e shtunë, 5 shtator, unë do të fikem për shëndetin mendor duke marrë pjesë në #Digital Detox Day me IAMWHOLE”.

Ylli i Love Island, Eyal Booker, 25 vjeçar, gjithashtu tregoi mbështetjen e tij për ndërprerjen dhe zbuloi se ndërsa ai është ‘një avokat i madh për rrjetet sociale’, ai është i vetëdijshëm për ‘ndikimin e dëmshëm’.

Të ngjashme