Policia e Kosovës ndalon reperin Noizy, ai kishte një urdhër gjykate

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Reperi shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmi e ka konfirmuar për mediet, zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policorë në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, tha ajo.

Noizy ka qëndruar disa ditë në Zvicër, ku edhe ka publikuar fotografi të ndryshme nën shoqërinë e aktorit, Blerim Destani dhe reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik.

Të ngjashme