Policia jep detaje për incidentin ku u arrestua Berati i “It’s my love”

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Një incident ka ndodhur dje në qendër të Prishtinës, në afërsi të “Kino ABC” ku ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.

Aty janë përplasur disa persona me punëtorët e “Prishtina Parking”.

Në mesin e të arrestuarve u raportua se ishte edhe ish-pjesëmarrësi në “It’a my love”, Berat Xhelili.

Në raportin 24-orësh policia konfirmoi sot se në këtë incident u arrestua një person.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një boks metali dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“I njëjti ishte arrestuar edhe më parë për probleme me ligjin.Rr. Rexhep Luci, Prishtinë 26.01.2022 – 15:17. Policia ka ndaluar një të dyshuar mashkull kosovar pasi ishte përfshirë në një mosmarrëveshje, gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një boks metali dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme