Policia zvicerane ndërpret xhirimet e videoklipit të Mozzikut dhe Getinjos

Prishtinë | 08 Shk 2022 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur, Mozzik ka paralajmëruar publikimin e albumit të ri “Lamboziki”, ndërsa bashkë me të do të sjell edhe një bashkëpunim me Getinjon që do të jetë i realizuar edhe me klip.

Xhirimet e videoklipit po bëhen në Zvicrën, saktësisht në Cyrih, kështu kanë bërë të ditur dy vëllezërit përmes postimeve në Instagram.

Por, jo çdo gjë ka shkuar sipas planit, kjo sepse gjatë xhirimeve policia zvicerane ka ndërhyrë duke ua ndërprerë ato për një kontroll të makinave të tyre luksoze, madje për rastin u fol edhe në edicionin e lajmeve në televizionin zviceran.

“Policia ndërpreu xhirimet e djeshme të videoklipit të reperit Mozzik në Cyrih”, thuhet në një postim të reperit nga Ferizaj.

Ndërsa, në një tjetër postim Mozzik ka postuar edhe raportimin në një prej televizioneve atje.

“Lajmet e Zvicrës veç ia nisen me fol për Lamboziki”, ka shkruar Mozzik.

Ndërkaq, kujtojmë që klipi i ri bashkë me albumin e reperit priten të publikohen më 14 shkurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme