“Positions” me intimitet estetik

Prishtinë | 12 Nën 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Në një radio-intervistë që dha së fundmi për Zach Sangun, këngëtarja Ariana Grande e ka përshkruar momentin kur ajo dhe bashkëpunëtoret e saj, derisa po shkruhej teksti, fillimisht dëgjuan pjesën e parë instrumentale të asaj që do të bëhej “34+35”, kënga e dytë në albumin e saj të ri, “Positions”.

“I dëgjuam harkorët që tingëllonin shumë ‘Disney’ e orkestral dhe plotësisht të pastër”, ka thënë ajo. “Dhe unë thashë, cili është teksti më i ndyrë plotësisht i kundërt, që ne mund të shkruajmë për këtë?” Ata dolën me një goditje të përqendruar rreth këtij problemi titullar matematikor, shoqëruar me një shkelje syri. Sikur kënga më e mirë në albumin e saj të mëhershëm, “Thank U, Next”, “34+35” shoqërohet me një shaka të lehtë e intime me dëgjuesit, është e mbushur me shakatë konspirative të Grandes dhe sekretet e heshtura.

Por gjithashtu ka disa valëvitje të reja: teatrale, vargjet e këputura që nuk evokojnë madhështi aq shumë sa zvarritja e personazheve të djallëzuara vizatimore; tekste liridashëse dhe ndonjëherë me humor; dhe shkarje të herëpashershme të dobësisë që zbulojnë marrëzinë dhe ankthin e dashurisë së re. Si vazhdim i incizimit që riformuloi me delikatesë karakterin dhe strategjinë e lansimit të këngëtares, “Positions” ka ende për të dhënë. Argumenti i nënkuptuar i “Thank U Next” – një album më pak i lëmuar dhe i bërë më shpejt e që Grande e nxori në më pak se gjashtë muaj pasi ajo e orkestroi me më shumë kujdes LP-në e vitit 2018, “Sweetener” – ishte se albumi ishte planifikuar me përpikëri, me turne nëpër botë, vinte ngadalë dhe nuk ishte personal. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për Granden, tani 27- vjeçare, e cila kaloi dy ngjarje që ndryshuan jetën në muajt pasi doli “Sweetener”: vdekja e ish-të dashurit Mac Miller dhe prishja e fejesës me komedianin Pete Davidson.

“Ëndërr e imja ka qenë gjithmonë – sigurisht jo të jem repere, por të realizoj muzikë të tillë siç bëjnë reperët”, ka sqaruar Grande në dhjetor të vitit 2018, gjersa po punonte në album. Ishte një qasje fituese e reformiste nëse jo një revolucionare: për të kthyer një album popi në diçka më shumë si një përzierje sesa një lansim i një produkti multi-platformësh – në të mirë të sjellit këngë që mund të duken si përditësime të statuseve. Me titujt e këngëve që flasin dhe kanë origjinalitet, “Positions” vazhdon në atë drejtim. Por gjithashtu drejtohet nga periudha e hershme e Grandes, e kaluara më tradicionale. Prirjet e saj në R&B i japin një përditësim më të rritur të “Yours Truly” (2013).

“Off the Table”, dueti me Weeknd, e nënvizon bashkëpunimin për albumin debutues “My Evyerythin”: “Mund të të dua më shumë sesa deri tani”. Përderisa “Thank U Next” thekson ritmin hip-hop, “Positions” e gjen Granden duke eksploruar potencialin e saj të plotë vokal, që prej notave të ulëta e mashtruese të “Safety Ner”, një baladë e luhatshme emocionale që e këndon me Ty Dolla Sign. Të dyja, edhe bashkëpunimi me Weeknd dhe Ty Dolla Sign, vijnë më shumë si një rikthim modest, dhe tregojnë se Grande në fakt nuk e ka zbuluar akoma se si t’i qaset një balade me freskinë e njëjtë, energjinë personale që gjallëron tingujt e saj me të gjallë. Ajo performon më mirë me një tingull “house”, si të “Motive”, që i lejon të vërë në pah fuqitë më të mëdha zanore të saj: mundësinë e saj për të bërë një këngë që të krijojë përshtypjen se ka mbetur pezull vetëm disa centimetra prej tokës. Hiti “Just Like Magic” shpërfaq energjinë e shtrigës së mirë, gjatë së cilës kalon nga diçka e pacipë te diçka e ëmbël. “Positions” nuk është një rishpikje e “Thank U Next”, por është një vazhdimësi e mundit të këngëtares për të bërë albumin e saj të lirshëm, të çuditshëm dhe një hapësirë më biseduese. Meritat për këtë atmosferë u takojnë edhe Victoria Monet dhe Tayla Parx, dy mikeve të saj të ngushta, që shkruajnë bashkë me të që nga kënga “Yours Truly”. Në këngën më të veçantë bashkëpunimi i mikeve është i qartë. Shumë yje të estradës përpiqen ta çojnë tingullin e tyre në nivelin tjetër, duke bërë deklarata gjithnjë e më madhështore dhe bombastike të trendeve të mëdha. Grande ka pasur sukses kryesisht duke bërë të kundërtën: duke e kthyer muzikën e saj në diçka të përafërt, aq intime sa dhoma e saj e gjumit, një vend ku ajo ndonjëherë është duke e argëtuar një të dashur, por po aq shpesh duke thënë shaka pa lidhje me miqtë e saj më të ngushtë. (Koha)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme