“Power Up” nga AC/DC albumi me shitjen më të shpejtë më 2020

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Albumi i ri i rok grupit AC/DC, ‘Power Up’, është pritur jashtëzakonisht mirë.

“Power Up” ka pasur shitjen më të shpejtë nga të gjithë albumet më 2020, derisa ka dalë numër një në top lista, shkruan NME.

Deri më tani albumi më i ri i grupit australian është shitur në 62 mijë kopje, duke e lënë prapa Kylie Minoguen, e cila kishte shitur javën e kaluar 55 mijë kopje të albumit “Disco”.

Angus Young nga AC/DC kanë falënderuar fansat për mbështetjen duke thënë, “një falënderim për secilin për kohën, përpjekjet dhe kreativitetin për ta çuar ‘Power Up’ numër një”.

“Power Up” është albumi i katërt që është në krye të toplistës në Britani, dhe i pari në dhjetë vitet e fundit. Që kur “Iron Man 2 – OST” ishte në toplistën e vitit 2010.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme