Prapaskenat e Eurovizionit, Policia italiane parandaloi një sulm

Prishtinë | 15 Maj 2022 | 11:49 | Nga Ekonomia Online

Policia italiane parandaloi sulmet e hakerëve nga grupet pro-ruse gjatë gjysmëfinales më 10 maj dhe finales së djeshme të Eurovizionit në Torino.

Policia tha se ka parandaluar disa sulme kibernetike nga grupi i hakerëve Killnet dhe Legion i lidhur me të në infrastrukturën e rrjetit gjatë votimit dhe performancës së garuesve.

Killnet tha më 11 maj se ai kishte sulmuar faqet e internetit të disa institucioneve italiane, duke përfshirë Senatin, dhomën e lartë të parlamentit italian dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA, përcjell Express.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, shumë qeveri perëndimore kanë rritur nivelet e tyre të alarmit për sulme të mundshme kibernetike ndaj sistemeve dhe infrastrukturës së IT.

Grupi ukrainas Kalush Orchestra fitoi Eurovision Song Contest, me një valë mbështetjeje nga publiku dhe fitorja u përshëndet nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Të ngjashme