Presidentja kroate ngushëllon pas vdekjes së këngëtarit Oliver Dragojevic

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 14:50 | Nga

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar – Kitarovic ka shprehur keqardhjen e saj për vdekjen e këngëtarit të njohur kroat, Oliver Dragojevic.

Dragojeviq vdiq sot në moshën 71 vjeçare, njofton Klan Kosova.

Ndërsa Kitarovic përmes llogarisë së saj në facebook, ndau fjalë të mira për të dhe krijimtarinë e tij muzikore:

”Na la një njeri i madh dhe një muzicient i tingujve unik dalmat, zëri i të cilit na ka përcjellë gjithë jetën, ngushëlluar në vuajtjet tona, na ka forcuar në dashnitë tona dhe që i ka bërë më të bukura gëzimet tona. Oliver, do të jetosh përgjithmonë në këngët tua dhe zemrat tona”, ka shkrur presidentja kroate, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme