Prezantuesja e njohur diagnostikohet me tumor në tru

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 19:13 | Nga

Maria Menounos po largohet nga puna si prezantuese në “E! News” pasi u diagnostikua me tumor të trurit.

Prezantuesja 39-vjeçare tha se do “t’i mungojnë të gjithë”, pasi ka punuar në E! News për tri vitet e fundit.

“Unë jam kaq mirënjohëse për këto tri vitet e fundit. Kalova kohë të mrekullueshme bashkë me Jason Kennedy dhe me shumë njerëz të tjerë që më mbështetën gjatë kësaj kohe të vështirë. Do të më mungoni me të vërtetë të gjithë, tani po pres për një kapitull tjetër në jetën time”.

Ajo shtoi: “Ishte një grup i veçantë, me zemër të mirë dhe gjithmonë do ta konsideroj si familje. Një falënderim i veçantë për Frances Berwick dhe Adam Stotsky për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë gjatë viteve”.

Që nga diagnoza e saj, Maria i është nënshtruar një operacioni që ka hequr 99.9% të tumorit beninj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme