Princesha britanike plagos me shpatë këngëtarin e njohur Ed Sheeran

Prishtinë | 28 Nën 2016 | 18:00 | Nga

Princesha Beatriz, vajza e Dukës dhe Dukeshës së Jorkut dhe mbesa e Mbretëreshës Elizabeth II, ka plagosur në fytyrë me një shpatë ceremoniale këngëtarin Ed Sheeran, raporton “The Sun”.

Incidenti ndodhi gjatë një feste në rezidencën zyrtare “The Royal Lodge” (Berkshire, Angli) kur një tjetër artist, James Blunt, tha se do të donte që ta vlerësonin kalorës.

Me sa duket, Princesha Beatriz pranoi kërkesën dhe mori një shpatë për të kryer ceremoninë.

Kur Blunt u gjunjëzua, anëtarja e familjes mbretërore britanike ngriti armën pa e kuptuar që Sheeran ishte pas saj dhe i preu faqen.

Fituesi i dy “Grammy Awards” u dërgua menjëherë në spital, ku iu desh të qepte plagën. As Buckingham Palace dhe as muzikanti nuk kanë komentuar ngjarjen publikisht.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme