Princi Charles feston ditëlindjen e 72-të

Prishtinë | 15 Nën 2020 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Princi Charles të shtunën festoi ditëlindjen e 72-të, pas një viti me përplot ngjarje duke përfshirë këtu edhe infektimin me COVID-19 si dhe largimin e djalit të tij, Princit Harry.

Përshëndetjet me armë natyrisht që u hodhën nga Green Park dhe Kulla e Londrës për ditëlindjen e trashëgimtarit të fronit, por zyrtarët thanë se ceremonitë tradicionale nuk do të zhvilloheshin këtë vit për shkak të coronavirusit.

Djali i madh i Charles, Princi William dhe gruaja e tij, Kate, ishin ndër ata që i uruan ditëlindjen në rrjetet sociale. Llogaria zyrtare e familjes mbretërore në Twitter postoi një foto të Charles si një foshnjë e ulur në gjurin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Charles ndërkohë rezultoi pozitiv për coronavirus në muajin mars. Ai dhe Camilla, dukesha e Cornwall u izoluan larg njëri-tjetrit në rezidencën e tyre në Skoci.

Por si pjesa tjetër e familjes mbretërore, Charles i është dashur të rikthejë shumë angazhime të tij zyrtare duke i lëvizur ato në internet gjatë pandemisë.

Princi William gjithashtu kontraktoi virusin disa ditë pas babait të tij, por thuhet se nuk ka folur rreth kësaj për të shmangur alarmimin e publikut.

Charles, i njohur si Princi i Uellsit, është djali i madh i mbretëreshës. Ai u bë trashëgimtar në moshën tre vjeçare, kur nëna e tij u kurorëzua në 1952.

Të ngjashme