Princi Harry e përkrahë publikisht platformën e re digjitale “WaterBear”

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Princi Harry i ka premtuar përkrahje platformës digjitale “WaterBear”, e cila u lansua të hënën më 1 dhjetor dhe ka për qëllim t’i inkurajoj shikuesit të ndërmarrin veprime për çështjet dhe problemet me të cilat po përballet planeti jonë.

Rreth 80 organizata joqeveritare janë bërë bashkë me platformën “WaterBear”, për ta pajisur publikun me përmbajtje dhe për t’i vënë ata në kontakt me këto organizata, ku mund të dhurojnë mjete financiare apo të përfshihen në forma tjera në misionin për shpëtimin e planetit.

Një prej këtyre organizatave është ajo “African Parks”, president i së cilës është Princi i Britanisë së Madhe, Harry.

“Për mua është me rëndësi që të fillojmë të veprojmë në këtë drejtim, dhe të gjitha planet për aksion të mos mbesin vetëm fjalë. Dhe pikërisht këtë gjë po e bënë platforma ‘WaterBear’, dhe publiku do të ketë mundësi të përfitoj nga ky komunitet i njerëzve aktiv për të sjellë ndryshime. Ka shumë njerëz të cilët mbajnë fjalime por nuk ndërmarrin veprime, ndërsa kjo platformë ka për qëllim ta bëjë të kundërtën e kësaj”, tha Princi Harry në një videomesazh i cili e promovon platformën “WaterBear”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme