Princi Harry shkon me aeroplan privat në ndeshjen e polos, pajisjet i arrijnë me veturë

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Princi Harry ka udhëtuar me aeroplan privat prej 9 milionë dollarësh për në ndeshjen e polos, udhëtim ky 30 minutësh.

Ndërkaq derisa ai udhëtimin e kreu më aeroplanë, çanta me pajisjet e polos i arriti me veturë.

Avioni privat është në pronësi të biznesmenit me bazë në Florida, Marc Ganzi, i cili është një mik i vjetër i Harry-t dhe një entuziast i polos.

Familja Ganzi ka luajtur me vëllain e Harryt, Ëilliamin dhe babain e tij Princin Charles, disa herë në Londër, dhe tashmë janë në klubin në Kolorado përpara ngjarjes sot, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Përpara ngjarjes njëditore, Harry tha se ai dhe ekipi i tij ishin “të kënaqur që u kthyen edhe një herë në terrenet mahnitëse të Aspen Valley Polo Club për Kupën vjetore Sentebale ISPS Handa Polo”.

Harry është vendosur t’i bashkohet mikut të tij Nachos Figueras në ngjarje, ku ata do të luajnë në të njëjtin ekip gjatë garës.

Princi dhe argjentinasi kanë luajtur në të njëjtin ekip polo së bashku në ndeshje të ndryshme ndër vite.

Ende nuk është bërë e ditur nëse gruaja e tij Meghan Markle apo dy fëmijët e tij do të brohorasin Dukën apo nëse do të qëndrojnë në rezidencën e tyre.

Të ngjashme