Priten me padurim skenat e Diellza Kolgecit

Prishtinë | 21 Gus 2016 | 00:54 | Nga

Ikona e bukurisë kosovare, Diellza Kolgeci, mbahet mend edhe për rolin e saj në filmin “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, ku ajo paraqitet me guxim në një skenë nudo.

Suksesi i pakontestueshëm u ripërsërit në vitin 2012 me pjesën e dytë të filmit ku sallat e kinemave u mbushën përplot në dy termine, siç ndodh rrallë.

E radha është për një tjetër pjesë, atë të tretë, xhirimet e së cilës kanë nisur së fundmi në Rugovë.

Modelja Aurela Hoxha vjen si prurje e re, teksa Florian Agalliu rikonfirmohet në rol filmik.

Por, ajo që nuk e kemi parë deri sot, ishte “qershia mbi tortë”, Diellza Kolgeci, që s’kishte se si të mungonte në xhirime. Në një prej fotove të fundit, ajo ‘sfidon’ bukurinë e natyrës me sensualitetin femëror e veshur thjeshtë në të kuqe.

Natyrisht, fansat presin me padurim ndoshta Diellza do të paraqitet sërish e zhveshur. Por kjo pritet të dihet pas disa muajsh xhirime dhe montazhit të projektit.

Sidoqoftë, me këtë rast po sjellim skenën nga “Dashuria…2”, ku Diellza shfaq sensualitetin e saj femëror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme