Produksioni e kthen Anën në “Për’puthen”

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Muaj më parë, Ana u përjashtua nga emisioni “Përputhen”, pas skandalit ku iu publikua fotografia në shtrat me Arjonin.

Por, pas gjithë kësaj, Ana disa herë u ftua kohën e fundit në rolin e opinionistes pikërisht në “Përputhen” dhe kjo nuk është e tëra.

Ana tashmë do të jetë pjesë e stafit realizues të programit, e këtë gjë e konfirmoi vet autorja e programit, Olsa Muhameti.

Olsën e pyetën lidhur me atë përse Ana po shihet në prapaskenë, ngase gjatë xhirimeve të skenës së përleshjes mes Erit dhe Dorit, ajo u pa bashkë me anëtarët e tjerë të ekipit.

“Le ta themi dhe kete… Ana eshte zyrtarisht pjese e stafit realizues te Perputhen”, ishte përgjigja e Olsës për ndjekësi që e pyeti përse shihet ajo në prapaskenë. 

Të ngjashme