Pse nuk poston Jennifer Lawrence në rrjete sociale?

Prishtinë | 12 Sht 2018 | 16:57 | Nga

Jennifer Lawrence ka kohë që ka treguar publikisht për averzionin e saj ndaj rrjeteve sociale.

Por në një intervistë për InStyle, ajo ka dhënë më në fund më shumë detaje se pse refuzon të postojë online.

Ylli i “The Mother” ka thënë se ajo ka qenë një kohë aktive nëpër rrjete sociale, por vetëm si “shikuese”.

“Jam aty. Shikoj, por nuk flas. Ka gjithmonë reagime të ashpra. Ka kaq shumë njerëz që janë duke dëgjuar dhe kushtuar vëmendje, ata kanë kaq shumë mendime për absolutisht çdo gjë”.

“Nuk dua ta pranoj një gjë të tillë, përpos nëse është krejtësisht e domosdoshme. Nuk dua ta vendos veten time në këtë gjë, pa asnjë arsye. Vetëm nëse jam duke promovuar diçka, pra të kem një kauzë të madhe ose është diçka që më ka lënduar shumë, përndryshe nuk do të flas”, ka thënë aktorja e njohur.

Në vitin 2014, aktorja kishte thënë se “është në rregull, i respektoj të gjithë por jo, unë nuk do të hapë një llogari në Twitter”.

“Nëse ndonjëherë shihni një llogari në Facebook, Instagram ose Twitter me emrin tim, me siguri se nuk është e vërtetë, është false”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme