Pse u ndanë Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth?

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Ndarja e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth pas më pak se një viti martesë erdhi si një tronditje e madhe për fansat.

Përderisa shumë raporte kanë pohuar se ai i dha fund gjërave për shkak të ndejave të saj dhe jetesës së shfrenuar, tani është pohuar se e kundërta është e vërtetë.

Sipas revistës Heat, Miley, 27 vjeçe, u përpoq shumë për ta shpëtuar martesën, por nuk mundi ta përballonte pijen e rëndë dhe përdorimin e drogave të Liam.

“Shokët e tyre pajtohen se ata kurrë nuk do të duhej të martoheshin. Miley u mundua ta shpëtonte martesën, por nuk mund të pranonte pijen e tij të rëndë dhe përdorimin e disa drogave” ka thënë një burim i afërt me ta.

Gjithashtu u tha se si përfundim ata filluan të tërhiqeshin nga njëri-tjetri dhe të kalonin gjithnjë e më shumë kohë larg njëri-tjetrit.

Të ngjashme