Publikohen disa momente intime në shtrat të çiftit në shtëpinë e famshme

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

DJ Dagz dhe Einxhel Shkira janë çifti më i ri i krijuar në shtëpinë e famshme.

Dyshja, të cilët ka kohë që po shijojnë qëndrimin brenda, vazhdojnë e sa bëhen më të afërt me njëri-tjetrin.

Ata kanë shijuar një tjetër mbrëmjë në suitë së bashku në vaskë, e veç kësaj ndajnë çdo ditë edhe shtratin bashkë.

Të njëjtit në disa video të tjera që janë shpërndarë në faqen e BB VIP duken shumë të afërt, gjersa moderatorja përkëdhelet gjatë tërë kohës nga DJ kosovar.

Kjo ka bërë që të ketë reagime të shumta në hapësirën për komente, disa prej të cilëve nuk e kanë pëlqyer këtë veprim.

Einxhel dhe Dagz ndërkohë janë në nominim bashkë si dhe banori i tjetër, balerini Ilir Shaqiri.

Njëri prej tyre ditën e sotme do ta lërë përfundimisht shtëpinë si dhe do të heqë dorë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Banori i fundit i largur nga shtëpia ishte opinionisti Meridian Ramçaj. 

Të ngjashme