Publikohen fotografi “të ngrohta” të Thaçit me Ivanka Trump

Prishtinë | 12 Shk 2018 | 20:17 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi ditë më parë ishte mysafir në ceremoninë e Faljes së Mëngjesit, ku krahas shumë personaliteteve botërore, folës kryesor ishte presidenti amerikan, Donald Trump.

Thaçit i ishte rezervuar një tavolinë shumë e veçantë.

Ai ishte ulur bashkë me dy njerëzit më të afërt dhe më më ndikim të presidentit Trump. Thaçi ishte ulur bashkë me vajzën e presidentit amerikan, Ivanka Trump, dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner.

Ekonomia Online ka siguruar fotografi që janë bërë gjatë kësaj ngjarjeje, ku shihet se presidenti Thaçi dhe Ivanka Trump kanë pasur një takim mjaft “të ngrohtë”.

Ivanka Trump konsiderohet si njeriu me më influencë në Shtëpinë e Bardhë. Por, edhe njëra nga bukuroshet më të pëlqyera nga amerikanët.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/kult/ivanka-trump-nuk-ia-ndan-syte-hashim-thacit/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme