Publikohen fragmentet e “Modern Love” me Anne Hathaway në rolin kryesor

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Amazon ka publikuar teaserin e parë për serinë e ardhshme antologjike “Modern Love”, të bazuar në kolumnen shumëvjeçare të “New York Times”.

Bëhet fjalë për serinë e cila dokumenton tregime të vërteta për romancën dhe marrëdhëniet.

Anne Hathaway, Tina Fey, John Slattery, Andy Garcia, Dev Patel, Catherine Keener dhe Christin Milioti janë ndër yjet të cilët do të shfaqen në serinë tetë episodëshe, e cila do ta ketë premierën në shërbimin streaming më 18 tetor, shkruan KOHA Ditore.

Traileri i cili zgjat disa minuta, dhe i cili shoqërohet nga kënga “Love Will Keep Us Together”, nga Captaine & Tenille, e ofron një vështrim të shkurtër drejt fuqisë së yllit të lidhur me serialin e Amazon Prime.

“Kjo për mua ka qenë një përvojë vërtet emocionuese, një mënyrë për ta treguar zhanrin e tregimit që më pëlqen ta tregoj”, tha Hathaway.

Të ngjashme