Publikohen këngët e plota të albumit të ri “Balerina” të Rinës

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ka publikuar të plotë albumin e saj të parë në karrierë.

“Balerina” mban titullin ky album, i cili ngërthen në vene plot 10 këngë.

Nga 10 prej këngëve, dy prej tyre janë bashkëpunime, kënga “ChaCha” me të dashurin e saj Sin Boy dhe “Blue” në bashkëpunim me DJ Amelia.

“Albumi është tani i disponueshëm, linku në bio”, ka shkruar Balaj në disa fotografi të kopertinës të publikuara në rrjetin social Instagram.

Ndërkohë, pesë nga këngët e “Balerina” janë realizuar tashmë me klipe: “Addiction”, “Cali”, “Aver”, “Bad Rosita” dhe “Mia”.

Ky është albumi i parë në karrierën e reperes nga Istogu.

Kjo është lista e plotë e këngëve në albumin “Balerina” të Rina Balajt.

Të ngjashme