Publikohen momente të Borës dhe Beatrixit kur ishin shoqe

Prishtinë | 04 Dhj 2021 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Treshja Bora-Donald-Beatrix ka qenë më e përfolura e ditëve të fundit.

Donaldi reagoi i prekur kur mësoi së Bora po e priste jashtë, por tha se lidhja mes tyre ka marrë fund dhe se ai nuk po tallet me Beatrixën.

Donaldi tha se e ka përsëritur disa herë që është “single”, duke lënë të kuptohet se me Borën është mbyllur çdo gjë.

“Po. E kam thënë, kanë qenë dy tre video. Çfarë kuptohet kur unë them që jam ‘single’?”, tha Donaldi.

Ndërkohë, Beatrix i kërkoi falje Borës dhe pohoi se ndjenjat e saj për Donaldin nuk ndryshojnë.

Mirëpo, nëse sot janë “rivale”, dikur Bora dhe Beatrix kanë qenë shoqe të mira. Kjo duket shumë qartë në videon e mëposhtme. Bora dhe vëllai i Beatrix, Alban Ramosaj kanë qenë dikur partnerë në spektaklin e kërcimit “Dance with me” dhe vajzët njihen prej atëherë. Ato madje shihen duke kërcyer me njëra-tjetrën dhe duken mjaft të qeshura.

Bora nuk ka reaguar ende për situatën e krijuar së fundi, por me gjërat që kanë ndodhur me shumë mundësi marrëdhënia e saj me Beatrix nuk do të jetë si më parë.

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/12/video-1638621447.mp4

Të ngjashme