Publikohen pamjet e ikjes së Kanye West dhe Irina Shayk nga paparacët

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Ish e dashura e futbollistit, Cristiano Ronaldo, Irina Shayk dhe reperi amerikan, Kany West, kohëve të fundit janë përfolur në media rozë për një lidhje të mundshme, pasi ky i fundit i dha fund martesës me Kim Kardashian.

Modelja ruse, u pa të mërkurën në një aeroport të New Jersey me reperin 44-vjeçar, pasi kishin udhëtuar së bashku nga Franca me një aeroplan privat.

Media ‘DailyMail’ zbuloi fotografitë e çiftit duke bërë një ikje nga gazetarët.

Momente më vonë, Irina u pa më pas në New York duke fshehur fytyrën, ne një manovër të ndrojtur në mënyrë jo karakteristike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme