Publikohen pamjet gjatë arrestimit të Elsa Lilës nga policia italiane në Romë

Prishtinë | 16 Mar 2022 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e ditës së sotme, policia italiane ka arrestur 13 persona që dyshohen për trafikim droge, ku në mesin e tyre është edhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila.

Më në fund u zbuluan përbërësit që largojnë rrudhat

“Corriere della Città” ka publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimeve që janë kryer.

Elsa Lila është kapur nga policia e Romës si pjesë e një grupi që trafikonte drogë.

Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar gjithsej 5 kg kokainë, 43 kg marihuanë dhe 82 kg hashash.

Sipas “Corriera della Citta“, bëhet e ditur se 41-vjeçarja, Elsa Lila kishte për detyrë të menaxhonte llogaritë e grupit.

Aktualisht është në kërkim një tjetër shtetas shqiptar, i cili ka pasur rolin kyç në gjithë këtë organizim.

Bëhet e ditur se grupi ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë.

Përveç këngëtares shqiptare janë të arrestuar edhe disa boksierë shqiptarë.
Imunitet i dobet rrezik i madh. Si mund ta forcojmë imunitetin?
mjekesia.comRekomanduar nga boost.al
Imunitet i dobet rrezik i madh. Si mund ta forcojmë imunitetin?

I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

Sipas “La Republica”, hetimet janë zhvilluar nga prokuroria e Romës dhe drejtoria e Antimafias.

Të ngjashme