Publikohet “A je pendu”, kënga e paralajmëruar nga Dafina Zeqiri

Prishtinë | 01 Maj 2020 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Ka ditë të tëra që këngëtarja Dafina Zeqiri ka paralajmëruar publikim e këngës së saj më të re. Në disa postime, ajo kishte zbuluar bashkëpunëtorët e saj, duke ndarë kështu edhe disa sekuenca të këngës me ndjekësit në rrjetet sociale.

Projekti tashmë gjendet në listën e këngëve të të gjithë fansave të saj, pasi është publikuar në të gjitha platformat digjitale.

Këtë e ka bërë të ditur Dafina përmes rrjetit social Instagram, ku ka ndarë një pjesë të klipit të këngës për të lajmëruar lansimin.

Njëjtë sikur në herën e fundit, edhe kësaj radhe ajo erdhi në bashkëpunim me producentin Cricket, ku për vijën melodike është përkujdesur vetë këngëtarja, ndërsa tekstin e ka shkruar reperi Elinel.

Joan Kamberaj është kujdesur për videoklipin, në të cilin shihen animacione, skulptura të ndërtuara me pamjen e Dafina Zeqirit dhe flutura.

Përmes këtyre projekteve ajo është duke e paralajmëruar edhe albumin e radhës, e që e ka titulluar “Dafinë moj”

Të ngjashme