Publikohet “Buzëqeshje” nga Capital T

Prishtinë | 10 Kor 2021 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Buzëqeshje” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Protagoniste në videoklipin e ri të artistit është edhe modelja Nevina Shtylla, e cila u zgjodh “Miss Shqipëria” në 2010.

Muzika është realizuar nga BO Beatz dhe Ditty Beatz, gjersa miksimi është bërë nga producenti Rzon.

Për masterizimin e këngës është përkujdesur Lorenc Aliaj Avaxus.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, “Imagine Films”.

Edhe kjo këngë e reperit pritet të pëlqehet nga publiku, gjersa tashmë gjendet e plotë në kanalin e tij në YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme