Publikohet “Fajet” nga Dhurata Dora dhe Azet

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

“Fajet” është titulli i bashkëpunimit të ri ndërmjet Dhurata Dorës dhe Azet që është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kënga është realizim i producentit Jugglerz, i cili e ka bërë edhe ‘beat-in’, miksimin dhe masterizimin.

Sa i përket tekstit, atë e kanë e kanë shkruar dy këngëtarët, ndërsa ky projekt premton të shndërrohet në hit ndër fansat e tyre.

Për anën vizuale është kujdesur Fati (Fati Media Group Filmproduktion) që e ka xhiruar videoklipin.

Dhurata dhe Azet kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën.

Të ngjashme