Publikohet fotografia nga e kaluara e Dhurata Dorës

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, e ka nisur në moshë shumë të re karrierën e saj.

“Vetë kërkove” ishte një ndër këngë hit në karrierën e saj, teksa më pas bëri “boom” edhe me bashkëpunimin shumë të suksesshëm me Don Arbas.

Me kalimin e viteve, Dhurata ka pësuar ndryshime të shumta, si në stilin e muzikës ashtu edhe atë të paraqitjes së jashtme.

Faqja “Vipat e bllokut” ka sjellë së fundmi në Instagram një fotografi të këngëtares Dora në fillimet e karrierës së saj.

Atë kohë ajo dukej shumë më ndryshe se sot, ku tani ka një dukje më të kuruar në detaje për paraqitjet e saj para fansave.

View this post on Instagram

…Jo be lali 🎵

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme