Publikohet fotografia, Shqipja dhe Fationi të lidhur jashtë emisionit

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj dhe Fation Kuqari kanë bërë konfuz rrjetin me një postim.

Së fundmi, Shqipja u përgjigj në pyetjet e ndjekësve në rrjetin social ‘Instagram’, të cilët e pyten atë se a ka filluar një romancë me Fationin, ngase u panë shumë të afërt në ndejën për ditëlindjen e tij.

“A je në një lidhje me Fation Kuqarin? Shkoni shumë bashkë”, i shkroi ndjekësi, teksa Shqipja nuk hezitoi t’i përgjigjej.

Ajo postoi një foto në përqafim të Fatjonit dhe shkruan “Mmmm…çfarë mendimi ke ti Fation?”.

Fationi e ripostoi foton e Shqipes dhe e shoqëroi me disa emoji duke menduar dhe qeshur.

Ndërsa është raportuar se Shqipja do të jetë një nga konkurrentët e “Big Brother VIP”, që pritet të fillojë së shpejti.

Të ngjashme