Publikohet ilegalisht kënga eksplicite e Taynës me Mozzikun

Prishtinë | 13 Dhj 2020 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Tayna dhe Mozzik do të sjellin një bashkëpunim

Kënga e dyshes është publikuar ilegalisht në youtube, pa lejen e këngëtarëve, shkruan Express Rozë

Dueti ndërmjet Taynës dhe Mozzikut titullohet “Pramë”.

Si Mozzik ashtu edhe Tayna përdorin fjalë eksplicite në këngën e tyre.

Mozzik në këngë flet për një vajzë e cila e ka tradhtuar, por që është pishman dhe do t’i kthehet.

Njëjtë edhe pjesa e tekstit të cilën e këndon Tayna flet për një djalë i cili nuk i qëndron besnik të dashurës.

Kujtojmë se Tayna dhe Mozzik para disa muajve kanë publikuar duetin “Edhe ti”, i cili ishte pëlqyer nga fansat e të dyve.

Të ngjashme