Publikohet shifra e çmendur e lindjes së binjakëve të çiftit Clooney

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 10:18 | Nga

Një ndër ngjarjet që ka shënjuar botën e madhe të showbizit gjatë javës që po lëmë pas është pa diskutim ardhja në jetë e binjakëve të çiftit George dhe Amal Clooney.

Aktori i mirënjohur hollywoodian dhe bashkëshortja e tij simpatike u bënë prindër të një djali dhe një vajze, të quajtur përkatësisht Alexander dhe Ella, mëngjesin e së martës në një prej spitaleve private më shtrenjta në Londër.

E ndërsa kanë kaluar vetëm pak ditë nga lindja e tyre, paparazzit kanë zbuluar edhe shifrën e çmendur të qëndrimit të Amal Clooney në Chelsea and Westmister Hostpital.

Lindja u krye në një suitë luksoze private, e quajtur “Kensington” e projektuar posaçërisht për lindjen e personazheve VIP dhe ka kushtuar plot 10 000 euro. Bashkëshortët Clooney kanë vendosur të mos kursejnë asgjë për këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre dhe kanë festuar lindjen nën shkëlqimin e fishekzjarrëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme