Publikohet traileri i filmit që bashkoi sërish Jennifer Aniston dhe Adam Sandler

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Pas “Just go With It” në vitin 2011, Adam Sandler dhe Jennifer Aniston ribashkohen duke qenë protagonistët e filmit “Murder Mystery”, të cilit iu publikua edhe traileri i parë.

Një polic në New York (Adam Sandler) çon gruan e tij (Jennifer Aniston) në Europë, për një pushim të premtuar prej kohësh.

Çifti, pas një takimi të rastësishëm në avion me një njeri misterioz, do të gjendet në mesin e një ribashkimi familjar ne jahtin e multimiliarderit Malcom Quince.

Në mënyrë të pashmangshme, të dy bëhen të dyshuarit kryesorë, kur Quince vritet papritur. Kjo është pak a shumë fabula e filmit “Murder Mistery”, traileri i të cilit është në videon më poshtë.

Të ngjashme