Publikohet traileri i filmit rreth “Brexit”, Benedict Kamberbach në rolin kryesor

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Votuesit britanik kanë vendosur që mbretëria të mos jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Gjersa po vazhdojnë diskutimet rreth mënyrë se si do të largohet Britania e Madhe nga BE-ja, tashmë kanë nis të dalin filma me këtë tematikë.

Një prej tyre është edhe filmi i titulluar “Brexit”, premiera e të cilit do të jepet më 19 janar të vitit të ardhshëm në HBO dhe Channel 4 britanik.

Tashmë janë publikuar disa fragmente të shkurta të këtij filmi në platformën YouTube.

Aktori britanik Benedict Kamberbach do të paraqitet në rolin kryesor në këtë film. Ai luan Dominique Kamings, i cili ishte lider i fushatës për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian i quajtur “Vote Leave”.

Ndryshe, përveç Kamberbach, në film do të mund t’i shohim edhe Rory Kinir, John Hefernan, Liz White dhe Kyle Soler.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme