Publikohet video, Big Mama kishte pasur përplasje të ashpër me këngëtaren nga Shqipëria

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Para 11 vitesh, këngëtarja Besiana Kasami e njohur si “Big Mama” ka qenë konkurrente e reality-show të mbajtur në Kosovë “VIP Shpija”, format ky i ngjashëm me atë të cilin po mbahet tani në Shqipëri.

“Big Mama” gjatë qëndrimit në shtëpi kishte pasur zënka të ashpra me këngëtaren nga Shqipëria, Rrezarta Shkurta.

Në videon e cila gjendet akoma në platformën “Youtube”, dëgjohet teksa ajo përdor shprehje fyese kundër Rrezartës, teksa banorët tjerë kishin tentuar t’i qetësojnë dy këngëtaret duke mos i lënë të degradoi më shumë situata.

Në rast se nuk hapet video, klikoni në këtë link: VIDEO

Po ashtu, këngëtarja nga Tetova në spektaklin e së martës kishte një përplasje me Antonela Berishën.

Të ngjashme