Publikohet videoklipi, njihuni me brunen simpatike që mori trëndafil nga Capital T

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Reperi Capital T bëri kuriozë të gjithë fansat e tij, pas postimit të një fotoje romantike përballë kullës Eiffel, krah një bruneje që pozonte me kurriz.

Me një trëndafil në dorë, të gjithë menduan se më në fund Capital T, tregoi vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Mjaft i rezervuar për jetën personale, reperi nuk është shfaqur asnjëherë përkrah një vajze të dyshuar si e dashura e tij, por kësaj radhe të gjithë menduan se Capital T u dorëzua.

Por, gjërat paskan qenë ndryshe.

Capital T kishte paralajmëruar një këngë romantike, dhe me sa duket vajza në fjalë, është bukuroshja që do të jetë në xhirimet e klipit më të ri “J’TAIME” që është publikuar sot.

View this post on Instagram

“JE T’AIME” 🥀 Nesër – 14:02

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme