Pushimet që ndryshuan Luanën, shfaqet më ndryshe

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 14:39 | Nga

Luana Vjollca vazhdon pushimet në Xhamajka nga ka postuar, dy mbrëmje më parë, një foto të thjeshtë, por që linjat e saj i japin bukuri.

Ka sjellë madje, ndoshta krejt rastësisht, ngjyrat e flamurit të Xhamajkës, të gjelbrën me fustanin, të verdhën me flokët dhe të zezën me sandalet.

Megjithatë nuk janë as ngjyrat dhe as linjat e Luanës e veçanta e kësaj fotoje. Ne Luanën e kemi parë me këpucë me taka, zbathur në rërën e plazheve ku shkon, por rrallë, shumë rrallë me të sheshta dhe këtë herë kjo gjë e rrallë, ka ndodhur.

Luana ka veshur një palë sandale të sheshta, me rripa të hollë, shumë të përshtatshme për pushime në një vend bregdetar, por shumë të vecanta për stilin e saj.

Megjithatë truket e qëndrimit ajo i njeh mirë. Edhe me të sheshta, qëndrimi është mëse elegant dhe joshës. Është Luana ajo!

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme