Rachel McAdams për herë të parë në tapet të kuq

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 14:57 | Nga

Rachel McAdams ka shkëlqimin që vetëm ato që janë nëna mund ta kenë.

Aktorja e ka bërë paraqitjen e saj të parë në tapetin e ku në Tribeca Film Festival prej kur ka lindur fëmijën e saj.

McAdams në promovimin e filmit të saj të ardhshmë “Disobedience” shkëlqeu me fustanin e saj të gjatë nga Giambattista Valli.

Ajo në këtë ngjarje kishte kapur flokët e saj lartë dhe kishte vendosur bizhuteri minimale, transmeton Klan Kosova.

Derisa aktorja nuk foli për fakti se është bërë nënë, kolegia e saj, Rachel Weisz tha se aktorja është më e lumtur se kurrë.

“Ajo duket kaq e lumtur dhe unë jam e lumtur për të. Ajo është bërë nënë për herë të parë – është ndjenjë kaq e bukur”, ka thënë ajo.

McAdams akoma nuk e ka treguar gjininë e foshnjes së saj të parë.

Më herët gjatë këtij muaji, aktorja është parë duke shëtitur me të dashurin e saj, Jamie Linden, që shihej duke mbajtur në duar foshnjen e posalindur.

McAdams ka arritur të mbajë shtatzëninë e saj larg syrit të mediave deri kur E!News e zbuloi se ajo ishte shtatzënë në muajin shkurt.

Filmi “Disobedience” që pritet të publikohet më 27 prill flet për dy femra të dashuruara që përpiqen ta mbajnë lidhjen e tyre të fshehtë nga komuniteti hebre-ortodoks.

Rachel McAdams in a dress

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme