Ramush Haradinaj organizon festë për ditëlindje, ky është këngëtari i ftuar

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, festoi ditëlindjen e 54-të.

Me këtë rast, Haradinaj ka organizuar një festë.

Prezentë në ditëlindjen e tij ishte edhe reperi shqiptar, Gold Ag, me të cilin edhe kanë miqësi.

Pjesëmarrjen në ditëlindje e ka bërë të ditur vetë reperi, përmes një postimi në ‘Instagram’.

Reperi shihet krah Ramushit dhe nënës së tij.

“Me nanën Rukë, për ditëlindje të Ramushit, u plaksh me t’mira komando ”, shkroi ai krahas imazhit.

Të ngjashme