Rasheli e tall keq Ermal Mamaqin

Prishtinë | 15 Jan 2018 | 15:07 | Nga

Rashel Kolaneci ishte e ftuar javën e kaluar në emisionin “Shiko kush Luan” nga ku tregoi se Ermal Mamaqi e kishte ngacmuar. Nuk e dimë nëse kjo ishte thjesht në kuadër të lojës, apo kishte dhe diçka të vërtetë brenda saj.

Por Rashel duket se nuk e ka lënë me kaq provokimin e saj ndaj Ermalit, pasi dje ka postuar një “Instastory” ku moderatori shfaqej duke bërë ski.

“Ermal Mamaqi ndez ‘Instagram’-in me format bombastike”, ka shkruar Rashel krahas fotos ku shfaqet Ermali, të cilën e ka shoqëruar edhe me një ‘emoj’ duke qeshur.

Me sa shihet dyshja e njohur kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, saqë i pranojnë edhe shakatë e tilla pas asnjë hatërmbetje. Ne tashmë jemi në pritje të përgjigjes së Ermalit, i cili nuk i përton batutat dhe skenat e tij të humorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme