Rasheli vë në siklet ish-ministrin

Prishtinë | 10 Sht 2017 | 11:34 | Nga

Saimir Tahiri ishte i ftuar mbrëmë në spektaklin “Xing me Ermalin” ku për herë të parë foli jo vetëm për anën profesionale dhe politikën, por edhe pasionet e tij, prindërimin etj.

Pasi ju përgjigj pyetjeve pikante të Ermal Mamaqit, ish-Ministri i Brendshëm duket se u gjet i papërgatitur përball pyetjes së Rashelit.

“Cila pjesë në trupin tënd të pëlqen më shumë përveç fytyrës?”, ishte pyetja e Rasheli që e vuri në siklet Tahirin.

“E di si e bëri këtë pyetjen. Si shtriga te Borëbardha para pasqyrës: “Pasqyrë moj pasqyrë, cila është më e mira?”, tha ish-ministri e më pas si për t’i devijuar pyetjes nisi të vinte në dyshim nëse bëhej fjalë për Borëbardhën apo Hirushen. Në fund Tahiri mbeti pa fjalë dhe nuk po i jepte një përgjigje pyetjes, por u shpreh se do ja thotë veçmas Rashelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme